Sulmuesi i PSG-së, Neymar, është denoncuar në Brazil për qëndrimin e tij homofobik.
Gjithçka ka ndodhur për shkak të një regjistrimi audio, që është shpërndarë në publik.
Aty dëgjohet Neymar duke fyer Tiago Ramosin, partnerin 22-vjeçar të nënës së tij, Nadine Goncalves (30 vite më e re).
Denoncimin në drejtësinë braziliane e ka bërë shoqata LBGT, që lufton në Brazil kundër diskriminimit seksual.





























