Të shtunën Barcelona do të përballet me Real Mallorca.
Trajneri Quqie Setien e ka bërë të qartë se të dytë Lionel Messi dhe Luis Suarez janë të gatshëm për të startuar këtë ndeshje.
“Suarez do të jetë gati për të luajtur nga fillimi, por jo 90 minuta të plota”, ka thënë trajneri Setien në një konferencë online.
“Nuk duhet të rrezikojmë. Është mirë për të luajë dhe do t’i duhen disa ndeshje që të jetë si më parë”, ka shtuar ai.
Gati do të jetë edhe Messi, shkruan Marca.
“Messi është aty për të luajtur. Ai është shumë mirë. Ka stërvitur mirë dhe nuk ka ndonjë problem. Messi dhe futbollistët e tjerë e dinë kur të ngadalësojnë kur është e nevojshme”, ka thënë trajneri i Barcelonës.