Ancelotti trajner i vitit, nuk e pranon çmimin

Carlo Ancelotti është trajner i vitit në ceremoninë Topi i Artë.

Por Ancelotti, si gjithë të tjerët nga Real Madridi, nuk ka qenë në ceremoni.

Ancelotti ka fituar trofeun që për herë të parë quhet Johan Cruyyf.

Emiliano Martinez, portieri më i mirë

Emiliano Martinez është portieri më i mirë në ceremoninë Topi i Artë.

Trofeun Yashin, që i ndahet portierit më të mirë, Martinez e fitoi në konkurrencë të fortë.

Ai është portier i Argjentinës dhe Aston Villas.

Martinez u shpall fitues i çmimit edhe vitin e kaluar.

Kane e Mbappe fitojnë trofeun Gerd Mueller

Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë fituar trofeun Gerd Mueller në ceremoninë Topi i Artë. 
Ky trofe ndahet për golashënuesit më të mirë.

Kane e Mbappe i kishin nga 52 gola në edicionin e kaluar.

Kane është në ceremoni dhe pranoi trofeun, ndërsa Mbappe, si pjesa tjetër e Real Madridit nuk është në Paris.

Lamine Yamal, futbollisti më i mirë i ri

Ashtu si pritej, superylli spanjoll, Lamine Yamal e ka fituar Trofeun Kopa në ceremoninë Topi i Artë.

Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri.

Yamali është lojtari i parë më i ri se 18 vjet që e fiton trofeun Kopa. Ky trofe ndahet për futbollistët deri 21 vjet. Yamali shkëlqeu që në moshën 16-vjeçare. Tani i ka 17.

Për t’a ndjekur në kohë reale ceremoninë e Topit të Artë, ndiqni youtuberin në link

Rodri në ceremoninë “Topi i Artë”, pritet të fitojë

Rodri është tashmë në sallën ku mbahet ceremonia Topi i Artë.

Mesfushori i Manchester Cityt pritet ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.

Kjo është renditja për 15 vendet e para

Minutë pas minute, po publikohen emrat sipas renditjes për trofeun “Topi i Artë”. Surpriza nuk ka, sepse kjo renditje pak a shumë ishte parashikuar prej muajsh. Ndryshimi dhe befasia e madhe ka të bëjë vetëm me tre vendet e para, ende të pazbuluara.

Trofeu prestigjioz i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti. Fitues vjet ishte Leo Messi fitoi, pas triumfit në Botërorin e Katarit me Argjentinën.

15. Nico Williams

14. Ademola Lookman

13. Dani Olmo

12. Florian Wirtz

11. Phil Foden

10. Harry Kane

9. Toni Kroos

8. Lamine Yamal

7. Lautaro Martinez

6. Kylian Mbappe

5. Erling Haaland

4. Dani Carvajal

3. …

2. …

  1. Me shumë gjasë, Rodri!

Granit Xhaka, futbollisti i 16-të më i mirë në botë

Granit Xhaka është renditur i 16-ti në garën për Topin e Artë për edicionin 2023/2024.
Ceremonia Topi i Artë mbahet prej orës 20:45 në Pars, ndërsa “France Football” ka nisur zbulimin e renditjes shumë orë më parë.

Granit Xhaka ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti.
Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Leverkuseni e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës. 
Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë.

I 17-ti është Federico Valverde i Real Madridit, kurse i 18-ti portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.

Odegaardi i 19-ti, Çalhanoglu i 20-ti

“France Football” vazhdon me zbulimin e renditjes për Topin e Artë. 

Martin Odegaard është i 19-ti e Hakan Çalhanoglu i 20-ti.

Në pozitën e 21-të është Bukayo Saka.

Ruedigeri, i 22-ti

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Ruediger është i 22-ti në ranglistën e Topit të Artë.

Madrilenët pritet ta bojkotojnë ceremoninë në Paris për shkak që Vinicius Junior nuk u shpall më i miri i edicionit 2023/2024.

Fituesit e deritashëm të “Topit të Artë”

Lionel Messi ka fituar plotë tetë herë “Topin e Artë”, që i jepet futbollistit më të mirë në botë nga revista franceze “France Football”. 

Messi triumfoi edhe vitin e kaluar. 

Ai kryeson listën për triumfe në “Topin e Artë”, pasuar nga Cristiano Ronaldo që e ka fituar pesë herë. 

Topi i Artë, zbulohet renditja 23 – 30

Ka nisur zbulimi i renditjes për Topin e Artë. Vendin e 29-të e ndajnë Mats Hummels e Arte Dovbyk.
I 28-ti është Alejandro Grimaldo, Vitinha i 27-ti e Declan Rice i 26-ti. Ruben Dias është i 23-ti, William Saliba i 24-ti e Cole Palmer i 25-ti.