Ndryshe nga vitet e kaluara, gazetarët e përzgjedhur për votimet në “Topin e Artë” duhej të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 emra duke u dhënë përkatësisht 15 pikë (vendi i parë), 12 (vendi i dytë), 10 (vendi i tretë), 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë emrave të përzgjedhur.

Gazetari i Shqipërisë,  Besnik Dizdari e ka vlerësuar me një pikë Granit Xhakën. 

Me pikë maksimale në garën për Topin e Artë e ka vlerësuar Rodrin. Viniciusin e ka vlerësuar me tre pikë, kurse Kylian Mbappen me dy pikë.

Votat e tij për portierin më të mirë kanë shkuar për Unai Simon në vendin e parë, Lunin në të dytin dhe Emiliano Martinez në të tretin.