Cristiano Ronaldo është ngacmuar përsëri nga tifozët rivalë gjatë një ndeshje në Arabinë Saudite, ku ata brohoritën emrin e Lionel Messi për ta provokuar.
Të premten mbrëma, Al Nassr luajti në derbin e javës ndaj Al Hilal, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.
Tifozët mysafir përdorën këtë mundësi për të irrituar Ronaldon, por portugezi reagoi me një buzëqeshje sarkastike, duke iu drejtuar gishtin e madh dhe i inkurajoi që të bërtisnin edhe më fort.
Ky reagim duket më i butë se zakonisht, pasi Ronaldo shpesh ka shfaqur nervozizëm në situata të ngjashme, madje duke bërë edhe gjeste jo-sportive.
Megjithatë, performanca e tij në këtë ndeshje ishte e dobët, pasi përfundoi me një zero në rubrikën e golave dhe asistimeve.
Pas nëntë xhirove, Al Nassr renditet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Ronaldo është gjithashtu në vendin e tretë në listën e golashënuesve, me gjashtë gola dhe dy asistime.




























