Në një lidhje “live” me tre lojtarë të “FIFA Pro” (Nello Nigro, Matteo Ribera dhe Daniele Tealdi), mesfushori j Cagliarit, Radja Nainggolan, është rikthyer të flasë për marrëdhënien e tij me Juventusin.
Ai ka thënë se nuk i pëlqen të jetë me më të fortët dhe se në karrierën e tij ka qenë gjithmonë konsistent.
“Unë dua ta shpjegoj këtë mit, që jam kundër Juventusit. Unë gjithmonë kam thënë që nuk do të shkoj te Juve, sepse më pëlqejnë sfidat. Asnjëherë nuk dua të jem me më të fortët. Gjëja më e mirë është të marr për dore një ekip, jo e kundërta”, tha Nainggolan.
Belgu ka qenë gjithmonë kundërshtar i bardhezinjve dhe një shënjestër e tifozëve.