Kompania që ka ofruar teknologjinë “HawkEye” për golat në vijën fatale, ka kërkuar falje për mosfunksionimin e saj në ndeshjen mes Aston Villas dhe Shefield United.

Duke iu përgjigjur polemikave, në një deklaratë pas ndeshjes, “HawkEye” pretendoi se lojtarët dhe shtylla kishin ndërprerë pamjet e shtatë kamerave, që do të sinjalizonin golin.

“Shtatë kamerat e vendosura në shtigjet përreth zonës u bllokuan dukshëm nga portieri, mbrojtësi dhe shtylla. Ky nivel bllokimi nuk është parë asnjëherë në mbi 9 mijë ndeshje që sistemi i teknologjisë “Hawk-Eye Goal Line” ka qenë në funksion. Sistemi u testua dhe u provua funksional para fillimit të ndeshjes, në përputhje me rregullat e lojës dhe u konfirmua si i tillë edhe nga zyrtarët e ndeshjes,” thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.