Ish-asistenti i trajnerit të Barcelonës, Juan Carlos Unzue, ka dhënë një lajm të hidhur ditët e enjte.
Gjatë një konference ai ka njoftuar publikun se vuan nga një sëmundje e quajtur ALS, raporton Marca.
Juan Carlos Unzue ka qenë portier dhe po ashtu ka drejtuar skuadrat Celta Vigo dhe Girona.
ALS është një sëmundje e sistemit nervor që dobëson muskujt dhe ndikon në funksionin fizik.
Shërimi i kësaj sëmundje ende nuk është zbuluar.




























