Sot me fillim prej orës 22:00, zhvillohet një prej ndeshjeve më të forta të kësaj jave në La Liga.
Sevilla që është në vendin e tretë në tabelë, pret liderin Barcelonën.
Trajneri i skuadrës nikoqire, Julien Lopetegui, ka treguar se si do të luajnë kundër Messit, për të nxjerrë një rezultat pozitiv.
“Barcelona është një skuadër e madhe, ata kanë edhe Leo Messin. Do të përpiqemi të luajmë si skuadër nesër, do të tentojmë të sulmojmë dhe të shtyjmë në limite. Kemi nevojë të shfaqemi si një kolektiv i shkëlqyer për ta realizuar këtë gjë”, ka thënë Lopetegiu.
Kundërshtarët janë një ekip me karakteristika të njohura dhe Setien është përshtatur shumë mirë me stilin e tyre të lojës. Barcelona është rikthyer të jetë e fortë, me shenja të qarta identiteti dhe në bazë të lojtarëve që ka në përbërje“,ka thënë Lopetegiu.





























