Për largimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germai ka pasur diskutime të shumta nga shumë njohës të futbollit.

Mbappe ishte pjesë e Parisit për shtatë edicione.

Ai në afatin kalimtar të verës u largua nga PSG-ja si futbollist i lirë për t’u transferuar te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

25-vjeçari Mbappe ka zbuluar se ka pasur probleme me disa persona te klubi parisien.

“Te Parisi kam pasur probleme me disa persona, sepse po luftoja për të drejtat e mia. Duhet të kisha treguar më shumë dashuri për tifozët e PSG-së, nuk kam pasur kurrë problem me ta”, ka thënë Mbappe në një intervistë.

Superylli i futbollit francez në javët e fundit është kritikuar shumë për formën jo të mirë te Reali.

25-vjeçari në 21 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka realizuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.