Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë në fitoren 4-0 kundër Lecces.
Me këtë fitore, Juventusi ka fituar tri pikë të reja për të përforcuar pozitën e parë në renditjen tabelare.
Vendasit ishin në epërsi numerike në fushë, që nga minuta e 32-të, kur u ndëshkua me të kuq futbollisti i Lecces, Lucioni.
Megjithatë, golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Paolo Dybala pas asistimit të Cristiano Ronaldos, në minutën e 53-të.
Në minutën e 62-të, Ronaldo shënoi nga pika e bardhë.
Higuain erdhi nga banka rezervë për të shënuar në minutën e 84-të. Goli i katërt u shënua nga numri 4, Matthijs de Ligt.
Të gjithë golat e shënuar: