Barcelona ka dështuar të rrëmbejë tri pikë të rëndësishme për të përforcuar pozitën e parë në tabelë.
Dy golat e Luis Suarez, nuk i mjaftuan Barcelonës të mposhtë skuadrën e vendit të 16-të në tabelë, Celta Vigo.
Suarez shënoi fillimisht në minutën e 20-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga Leo Messi.
Në pjesën e dytë, vendasit barazuan përmes Smolov, i cili shënoi në minutën e 50-të.
Sulmuesi i Barcelonës, Suarez, doli sërish në skenë për të shënuar për epërsinë e dytë në këtë ndeshje.
Suarez shënoi golin e 13-të këtë sezon, pasi asistit të dytë të Messit në këtë përballje.
Kur Barcelona ishte afër kësaj fitore tepër të rëndësishme, kapiteni vendas që shpërdorojë shumë raste në këtë ndeshje Iago Aspas, gjunjëzojë mysafirët.
Ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 88-të.
Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e parë në tabelë, me 69 pikë, vetëm një pikë më shumë se Real Madrid që është në pozitën e tytë.
Skuadra e Zinedine Zidane luan të dielën si mysafire e Real Espanyol./VAR Kosova/