Iago Aspas ia ka bërë më të vështirë Barcelonës luftën për titullin kampion këtë sezon.

Në minutën e 88-të, ai shënoi një gol mjaftë të bukur nga gjuajtja e lirë, për të barazuar rezultatin Celta Vigo 2-2 Barcelona.

Mirëpo, sipas gjyqtarit dhe ekspertit, Juan Andujar Oliver, nuk është dashur të referohet faulli, që i mundësojë spanjollit të shënonte gol.

“Pique u rrëzua në tokë për të ndaluar mesfushorin Rafinha, por në asnjë moment nuk kishte kontakte të mjaftueshme për të dhënë një faull”, ka thënë Juan Andujar Oliver për Radio MARCA.

“Lojtari i Celta Vigos bie në tokë dhe gjyqtari gaboi duke menduar se ka pasur shkelje nga ana e mbrojtësit të Barcelonës”, ka thënë Juan Andujar Oliver.