Ish-mesfushori i Romës, Miralem Pjanic, tash edhe zyrtarisht është pjesë e Barcelonës.

Ai u transferua nga Juventusi te Barça, duke pasur transferimin e Arthur në Torino.

Mirëpo, mesfushori boshnjak, kohë më parë gjatë një interviste, kishte thënë se i pëlqen rivali kryesor i Barcelonës, Real Madrid.

“Unë e kam përcjellë Real Madridin që nga koha e Zidane dhe Ronaldo (Fenomeni), dhe atëherë ka qenë klubi im i preferuar dhe gjithmonë do të jetë. Kush nuk ëndërron të luajë për Real Madridin?”, kishte thënë Pjanic në një intervistë për AS në vitin 2009.