Dy ditë më parë, Fenerbahçe mposhti skuadrën Yeni Malatyaspor me rezultat 3-2.
Në këtë ndeshje mjaftë të fortë, lojtari më i mirë i ndeshjes, padyshim që ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Bomberi nga Prizreni, fillimisht shënoi për rezultat 1-0 për Fenerbahçen, shkruan VAR Kosova.
Pastaj asistoi në minutën e 90-të për Tufan, i cili shënoi edhe një herë tjetër, për t’i siguruar fitoren ekipit vendas.
Performanca e treguar në këtë ndeshje, ka bërë që Muriqi të jetë në formacionin e javës në Turqi.
Bashkë me të është edhe shoku i tij i skuadrës, Tufan./VAR Kosova/