Mesfushori Bledian Krasniqi shënoi një gol për Zurichun të dielën. Por goli i shënuar nga Krasniqi nuk mjaftoi. Skuadra e tij Zurichu humbi nga St. Galleni me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës zvicerane të futbollit. Krasniqi shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutë ne 19-të. Por në pjesën e dytë, St. Galleni shënoi dy golat e fitores nëpërmjet Jean-Pierre Nsame. Ai shënoi golin e parë në minutë ne 71-të dhe të fitores 2:1 në minutën e 76-të.

Krasniqi kompletoi takimin, ndërsa Lindrit Kamberi u inkuadrua në minutën e 67-të. Mirlind Kryeziu i mungoi Zurichut shkaku lëndimit.

Për St. Gallenin nga minuta e 65-të luajti Betim Fazliji, kurse pesë minuta më vonë u aktivizua edhe Bastien Toma. Albert Vallçi mbeti në bankën e rezervistëve.

Me fitore, St. Galleni u ngrit në vendin e gjashtë me 35 pikë, kurse Zurichu ra në vendin e tetë me 33 pikë.