Anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, ka ndryshuar si person pasi nuk e fitoi Topin e Artë 2023/24, dhe kjo sipas Sport.es, ka ndikuar edhe në sjelljet e tij në raport me bashkëlojtarët.
Pas një ndeshjeje kundër Leganes në La Liga, braziliani u largua nga dhomat e zhveshjes pa u thënë asnjë fjalë bashkëlojtarëve.
Para kësaj, Luka Modric kishte qortuar Vinicius në fushë kur ai nuk arriti të ndihmonte në mbrojtje në fund të ndeshjes.
Si kroati ashtu edhe trajneri Carlo Ancelotti u zemëruan nga veprimet e Vinicius, pasi ai mori një karton të verdhë të panevojshëm që rrezikoi praninë e tij në fushë.
Në një ndeshje kundër Espanyolit, Vinicius u ankua me zemërim se Dani Ceballos luante gjithmonë në të djathtë dhe kërkoi shpjegime nga Ancelotti. Anësori kritikoi gjithashtu Fran Garcían që nuk ia pasoi topin.
![](https://i2.wp.com/varkosova.com/wp-content/uploads/2025/02/img_1010-2-1.jpg?resize=300%2C169&ssl=1)
Raportet tregojnë se ankesat e vazhdueshme të Vinicius kanë bërë që durimi i bashkëlojtarëve të tij, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Më parë, shokët e tij u përpoqën të flisnin me të dhe të ndryshonin qëndrim, por Vinicius vazhdon të reagojë emocionalisht, duke bërë që dhoma e zhveshjes të distancohet prej tij.
![](https://i2.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/88e2a9ac465386551fe5a570a28435f6.jpg?w=696&ssl=1)
Ndërkohë, anësori ndihet i pafuqishëm në luftën kundër sulmeve raciste në stadiume dhe beson se Real Madridi duhet të marrë një rol më aktiv në adresimin e kësaj çështjeje.