Garë e fortë për titull të kampionit është duke u zhvilluar këtë edicion në La Liga.

Pas barazimit 1:1 në fundjavën e kaluar ndërmjet Realit dhe Atleticos, Barcelona i është afruar liderit të tabelës në dy pikë.

Lider është Real Madridi me 50 pikë. Atletico ka 49 në vendin e dytë, kurse Barça zë vendin e tretë me 48 pikë.

Reali të shtunën nga ora 16:15 luan në udhëtim ndaj Osasunas, në kuadër të xhiros së 24-t.

Osasuna ka 31 pikë në pozitën e nëntë.

Të shtunën luan edhe Atletico Madridi ndaj Celta Vigos nga ora 18:30. Skuadra e Diego Simeones është vendase.

Celta Vigo është në vendin e 12-të me 28 pikë.

Ndërkohë Barça, të hënën nga ora 21:00, e mbyll xhiron e 24-t me ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Vallecano është në pozitën e gjashtë me 35 pikë. Bazuar në renditjen në tabelë, ndeshjen më sfiduese e ka Barça.

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, të dielën nga ora 18:30 do të përballet me Las Palmasin. Reprezentuesi i Kosovës, Muriq, në xhiron e kaluar realizoi gol në barazimin 1:1 të Mallorcas ndaj Osasunas.

Mallorca zë pozitën e dhjetë me 31 pikë.