Ndeshja në kohën e rregullt mes Juventusit dhe Empolit u mbyll me rezultat 1-1 dhe penalltitë vendosën fituesin e ndeshjes, me mysafirët që ishte më e saktë.
Juventusi e nisi mirë duke rrezikuar me Nicolas Gonzales dhe Dusan Vlahovic por pa sukses.
Në rastin e parë Empoli gjeti rrjetën me Youssef Malh që shënoi gol të bukur nga distanca për 1-0.
Ismael Konate kishte rast të artë për Empolin në kohën shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, por shifrat nuk ndryshuan deri në minutën e 66-të.
Kheprem Thuram në një aksion individual të bukur arriti të shënojë për 1-1.
Dusan Vlahovic kishte dy raste shumë të mira për t’i dhënë fitoren Juventusit, por nuk ia arriti.
Ndeshja shkoi direkt në penallti, ku skuadra më e suksesshme ishte Empoli, me Juventusin e Thiago Mottas që pas Ligës së Kampionëve eliminohet edhe nga Kupa e Italisë.