Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë e po ashtu edhe nga Liga e Kampionëve. Por në Serie A, Juventusi vazhdon me rezultate pozitive.
Të hënën mbrëma, skuadra e madhe italiane shënoi fitoren e pestë rresht në Serie A.
Juventusi në Torino mposhti Veronan me rezultat 2:0.
Ndeshja Juventus – Verona i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit italian.
Golin e parë për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Khephren Thuram në minutën e 73-të, kurse të dytin Teun Koopmeiners në minutën e 90-të.
Me fitoren e pestë rresht, Juventusi është ngritur në vendin e katërt me 52 pikë. Verona zë vendin e 14-të me 26 pikë.