Sot nga ora 13:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), do të tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.
Katër skuadrat që kanë siguruar gjysmëfinalen janë Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi.
Kalimi në finale të Kupës për edicionin 2024/2025 do të vendoset pas dy ndeshjeve. Pra do të ketë ndeshje vajtje-ardhje.