Mediat turke raportojnë se Fenerbahçe ka pranuar oferta zyrtare për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Bëhet fjalë për oferta që klubi turk nuk mund t’i refuzojë.
Menaxheri Haluk Canatar ka thënë për Ajansspor: “Ka kërkesa me shkrim dhe verbale nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia për transferimin e Vedatit. Nuk mund të zbuloj emrat e skuadrave për momentin, pasi liga është ende duke u zhvilluar. Nuk e di nëse ka mundësi që Fenerbahçes t’i bëhen oferta pa dijen time”.
Muriqi këtë edicion ka 17 gola e shtatë asistime në 32 paraqitje për Fenerbahçen.