Roma ka fituar me gol të minutës së 94-t në ndeshjen dramatike me Athletic Bilbaon të enjten mbrëma, në duelin e parë të një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Goli i Eldor Shomurodov në minutat shtesë ia siguroi Romës epërsinë e një goli para udhëtimit në Spanjë, që luhet pas një jave.
Inaki Williams në minutën e 50-të realizoi për Bilbaon, kurse Angelino gjashtë minuta më vonë realizoi për 1:1.
Sulmuesi nga Uzbekistani më pas në minutën e 94-t, e shënoi golin e fitores që u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR.