Eintracht Frankfurti ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te gjiganti holandez i futbollit, Ajax.

Ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Evropës, skuadra e elitës gjermane e fitoi 2:1 të enjten mbrëma.

Brian Brobbey shënoi në minutën e 10-të për Ajaxin, ndërsa shifrat me supergol nga distanca i barazoi Hugo Larsson.

Njëzet minuta para fundit, golin e fundit në ndeshje e realizoi tuniziani Ellyes Skhiri.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Gjermani.