Kanë përfunduar dy ndeshjet  e së shtunës në kuadër të javës së 28-të të superligës kosovare.

Ballkani ka fituar si mysafir te Dukagjini me rezultat 1:5.

Me këtë fitore, suharekasit mbeten në  pozitën e tretë me 56 pikë.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Gjilani në udhëtim te Ferronikeli.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0:2.

Kjo fitore e Gjilanit ia ruan gjasat për gara evropiane, pasi tani ka vetëm dy pikë më pak se Prishtina e vendit të dytë.