Xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll, mbyllet me dy ndeshjet e ditës së sotme.

Në Podujevë do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, pret liderin e Superligës, Dritën.

Pas fitores së Prishtinës, Drita me patjetër duhet të fitojë nëse dëshiron komoditet në pozitën e parë, pasi aktualisht skuadra nga kryqyteti është në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj e pret skuadrën mitrovicase, Trepça ’89.

Të dy ndeshjet fillojnë në ora 17:00.