Australiani Isaac Richards, ka lënë karrierën e tij si portier. 21-vjeçari ka lënë futbollin për të ndjekur karrierën në MMA.
Pas pesë vjetësh, ai braktisi skuadrën Adelaide United, për të kaluar në MMA, sport ky që e ka dashut gjithmonë.
“MMA do të nxjerr më të mirën time. Jam i emocionuar”, tha Richards.
“Jam i entuziazmuar dhe mezi po pres t’ia kushtoj jetën time pasionit tim të vërtetë; arteve parciale”, tha Richards.
E drejtori i klubit Adelaide, Bruce Dijte tha se ‘nuk të ndodh çdo ditë që një lojtar të futet në zyrë dhe të thotë se dëshiron të bëhet luftëtar i MMA’.
Ai ka falënderuar portierin për kohën e kaluar në klub./VAR Kosova/