Donat Krasniqi do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e sotme të Superligës mes Flamurtarit dhe Dukagjinit të Klinës.

Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjëve nga kryeqyteti debutoi në elitën e futbollit kosovar.

Ai ishte titullar dhe pati paraqitje shumë të mirë në fitoren 4:3 të Flamurtarit.

Mirëpo, fati i keq i tij ishte në minutën 90. Krasniqi lëndoi krahun për çka iu desh të përfundoj në gjips, shkruan Gazeta Olle. Krasniqi ka kaluar nga juniorët në skuadrën e parë. Ai llogaritet e ardhmja e mbrojtjes së Flamurtarit.