Ekipi norvegjez Bodo/Glimti i rezistoi rikthimit të madh të Lazios dhe arriti fitore me penallti për të avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra norvegjeze, që në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0, u mposht 3:1. Rezultati nuk ndryshoi pas vazhdimeve.

Fituesi u përcaktua në penallti dhe ishin norvegjezët që fituan 3:2 pas ekzekutimit të goditjeve nga 11-metra.

Me këtë fitore, Bodo/Glimti shkoi për herë të parë në mesin e katër skuadrave më të mira në një garë evropiane.

Vendin në finale Bodo/Glimti do ta kërkojë në duelin ndaj Tottenhamit.

Ndeshja e parë luhet më 1 maj në Londër.

Bodo/Glimti në edicionin 2021/22 në kualifikimet e Ligës së Kampionëve e kishte eliminuar Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 3:2.