Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, përfundimisht do të largohet nga Lazio.
Skuadra e re e tij, do të jetë Stade de Reims, që do të thotë se do t’i bashkohet yllit tjetër të Kosovës, Arbër Zenelit.
Një lajm të tillë e ka konfirmaur klubi nga kryeqyteti Italian, e pastaj edhe klubi francez.
Berisha do ta veshë fanellën me numrin 14.
Valon Berisha, i cili po kalon pushimet në Kosovë, ishte i huazuar në Gjermani te Fortuna Dusselderof./VAR Kosova/