Përdorimi i teknologjisë VAR në futboll, ka ngjallur reagime në të gjitha ligat, sidomos te skuadrat që humbin ndeshjet.

Në një diskutim të hapur për VAR-in në Itali, ku ishin të pranishëm drejtues të ekipeve, teknikëve dhe gjyqtarëve të ndryshëm, ndodhi një debat i ashpër.

Ishte trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti i cli ka ndërhyrë derisa ishte duke folur gjyqtari Nicola Rizzoli, i cili ishte duke moderuar këtë takim.

Ancelotti ishte i acaruar dhe ankesa kishte të bënte me ndeshjen kundër skuadrës nga Bergoma, Atalanta, që kishte përfunduar me rezultat 2-2.

“A keni bërë gabim në ndeshjen kundër Atalanta’s?”, e ka pyetur Ancelotti gjyqtarin Rizzoli.

Më poshtë, mund të shikoni videon nga kjo përplasje.