Interi nuk ka arritur të fitojë kundër kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani dhe mbrojtësit të Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Madje Rrahmani, ka asistuar në golin e dytë të Hellas Verona, që ishte edhe goli i barazimit 2-2.

Kapiteni kosovar asistoi për Miguel Veloso, në minutën e 86-të, për ta bërë edhe më interesante minutat e fundit të ndeshjes.

Vendasit ishin në epërsi në pjesë të parë, me një gol të shënuar qysh në minutën e dytë.

Pastaj mysafirët shënuan dy gola me anë të Candrevas dhe autogolin e Dimarcos.