Duke filluar nga sezoni i në futbollin francez, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, do të luajë për Reims.

Djaloshi nga Llapi ka nënshkruar mbrëmë kontratën me klubin francez.

Drejtori i Reims, Mathieu Lacour, ka treguar se sa i rëndësishëm është ky transferim.

“Transferimi i Valon Berishës tregon të gjitha ambiciet që ka Stade de Reims. Ne jemi shumë të kënaqur me përvojën e këtij lojtari dhe me faktin që ai mund të bashkohet shumë shpejt me shokët e tij të ri të skuadrës”, tha Lacour.

Valon Berisha ka qenë lojtar i Lazios, por ishte huazuar në Bundesligë te Fortuna Dusseldorf.

Tash ai do të luajë së bashku me yllin tjetër të Kosovës, Arbër Zeneli./VAR Kosova/