Gjilani ka arritur të fitojë kundër skuadrës nga Skenderaj, Drenica.

Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë të ndeshje, që dolën të jenë edhe golat që i sollën tri pikë të reja.

Pas anulimit të një penalltie, Gjilani shënoi dy gola me anë të Keita Razak.

Bashkëvendësi i Didier Drogbas, shënoi dy gola mjaftë të bukur. Fillimisht në minutën e 21-të dhe pastaj në atë të 33-të.

Me këtë fitore, Gjilani do të jetë në vendin e dytë në tabelë, tri pikë pas rivalit të qytetit, Dritës./VAR Kosova/