Roma dëshiron ta blejë sulmuesin e Napolit Arkadiusz Milik.
Kjo pasi klubi nga kryeqyteti Italian ka frikë nga largimi i mundshëm në verë i sulmuesit bosnjak, Edin Dzeko.
Sipas Gazzetta Dello Sport, Dzeko ka mundësi të largohet këtë verë, ndonëse këtë sezon ai është bërë edhe kapiten i Romës.
Por duke parë interesimin e skuadrave tjera, sidomos Interit, Roma dëshiron të sigurojë shërbimit e një sulmuesi tjetër.
Milk është kërkuar edhe nga Juventusi, por gjasat më të mëdha për transferimin e tij i ka Roma, pasi te Roma ai do të luante startues.