Ish-mesfushori i Holandës, Wesley Sneijder, ka vendosur t’i rikthehet futbollit aktiv.
E këtë do ta bëjë pa e mbushur një vit të plotë nga pensionimi.
Sneijder në fund të këtij muaji do të fillojë me stërvitje grupore përpara se t’i bashkohet skuadrës së Utrechtit.
Më 27 korrik, Sneijderi do të stërvitet me ekipin amator DHSC, që bën gara në kategorinë e pestë të Holandës për t’i rikthyer formën dhe gjendjen fizike.