Mesfushori Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesi Mërgim Berisha që aktivizohen tek Augsburgu në Bundesligën gjermane, janë bërë me trajner të ri. 

Augsburgu njoftoi të mërkurën se skuadrën në edicionin e ri do ta drejtojë ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Sandro Wagner. 

Wagner ka punuar si asistent i Julian Nagelsmannit te Gjermania. 

Augsburgu e mbylli edicionin e Bundesligës në vendin e 12-të. 

37-vjeçari Wagner ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa në të kaluarën ka punuar te Unterhaching, në kategorinë e katërt të futbollit gjerman. 

Wagner detyrën e trajnerit e merr në vend të të shkarkuarit Jess Thorup.