Ish-trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino, aktualisht është i papunë.

Pas largimit nga Londra, emri i tij është lidhur me shumë skuadra evropiane.

Në garë për të siguruar shërbimet e tij janë future edhe dy skuadra italiane.

Bëhet fjalë për Interin dhe Juventusin. Që të dyja këto skuadra dëshirojnë ta marrin argjentinasin këtë verë.

The Telegraph raporton për interesimin e skuadrave italiane, mirëpo trajneri argjentinas, dëshiron të rikthehet në Premier League.