Triumfi i Tyson Fury kundër Deontay Wilder në muajin shkurt bëri ndryshime edhe në renditjen e top 10 boksierëve.
Wilder deri tani konsiderohej si më i miri i peshave të rënda, edhe pse shumicën e rripave të kampionit i takojnë Anthony Joshuas.
Humbja e Joshua kundër Andy Ruiz kishte vënë pikëpyetje të mëdha mbi të, dhe britaniku renditet i treti në listën e më të mirëve – pavarësisht hakmarrjes në meçin e dytë.Por, sa i përket lidershipit, sot ka ndodhur ndryshimi.
Tyson Fury tashmë është më i miri në botë, pasi bëri përvete titullin e WBC.Deontay Wilder kalon në pozitën e dytë në këtë ranglistë të publikuar nga ‘Givemesport’.
Top 10 boksierët më të mirë në botë aktualisht:
10. Joseph Parker (26-2, 20 KOs)9.
Daniel Dubois (14-0, 13 KOs)8.
Adam Kownacki (20-0, 15 KOs)7.
Luis Ortiz (31-2, 26 KOs)6.
Dillian Whyte (27-1, 18 KOs)5.
Oleksandr Usyk (17-0, 13 KOs)4.
Andy Ruiz Jr. (33-2, 22 KOs)3.
Anthony Joshua (23-1, 21 KOs)2.
Deontay Wilder (42-1-1, 41 KOs)1.
Tyson Fury (30-0-1, 21 KOs).