Ronaldo, i njohur gjithashtu si “Fenomeni” për paraqitjet e tij në fushën e lojës, ishte një nga pak personazhet e famshëm që vizitoi Kosovën menjëherë pas luftës.
Sot, 21 vjet më parë, ai fitoi trofeun e vetëm me Interin (Kupën UEFA), dhe ndërkohë që ishte lojtar i gjigantit italian, zbarkoi në Kosovë.
Ishte qershori i vitit 1999 kur Kosova fitoi lirinë pas një lufte të përgjakshme në të cilën u vranë më shumë se 13 mijë persona, mijëra të tjerë u zhdukën, shumë shtëpi u dogjën dhe mbi 1 milion shqiptarë u dëbuan.

Në atë kohë, futbollisti më i mirë në botë, Luis Nazario Da Lima Ronaldo, vizitoi një nga qytetet më të prekura nga lufta, Gjakovën, si pjesë e iniciativës humanitare të Caritas-it Italian.


Ronaldo ishte ylli më i madh i futbollit botëror në atë kohë, kur edhe në Kosovën e djegur kishte shumë tifozë të lojës së tij.

Ronaldo shfaqi shpirtin e tij humanitar edhe pas përfundimit të karrierës, por në atë kohë, historia për praninë e tij në Gjakovë mbeti për një kohë të gjatë si një mit.


Ai solli gëzim për shumë fëmijë dhe qytetarë të këtij qyteti që ishte lënë i shkatërruar dhe plot plagë nga lufta.
Ai solli gëzim për shumë fëmijë dhe qytetarë të këtij qyteti që ishte lënë i shkatërruar dhe plot plagë nga lufta.

Ai u takua edhe me Bernard Kouchner, i cili ishte administrator i UNMIK-ut në atë kohë.

Ai gjithashtu u takua me ushtarët italianë të stacionuar në Gjakovë dhe Pejë.





























