Interi ka vendosur që për trajner të ri të skuadrës ta ketë rumunin Cristian Chivu. 

Klubi ka nevojë për drejtues të ekipit pas largimit të Simone Inzaghit. 

Inzaghi u largua nga Interi dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare me Al Hilalin në futbollin e Arabisë Saudite. 

Për trajner të ri tek Interi janë përmendur Cesc Fabregas e Patrick Vieira. 

Por, Fabregasi do të mbetet te Como, ndërsa Vieira ka klauzolë lirimi prej 500 mijë eurove nga Genoa. 

44-vjeçari Chivu ka qenë lojtar i Interit kur e fitoi “tripletën” në vitin 2010. 

Më pas ka punuar tek ekipi i të rinjve. 

Si trajner i një ekipi të parë ka qenë te Parma prej muajit shkurt. 

Ai pati tri fitore, shtatë barazime dhe tri disfata, ndërsa Parma e siguroi mbijetesën.