Futbollistët e Barcelonës janë të etur që Patrick Kluivert të kthehet në Camp Nou.
Ata kërkojnë holandezin për të zëvendësuar trajnerin aktual Quique Setien, raporton Mundo Deportivo.
Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës, janë kthyer kundër trajnerit Setien, pas përfundimit të këtij sezoni në La Liga në pozitën e dytë.
Barcelona dështojë në luftën për titull dhe Real Madridi e mori këtë trofe për herë të 34-të.
Nëse Kluivert pranon të bëhet trajner, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, pasi që ai i njeh shumë mirë vlerat e klubit.