Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë.

Humbja e Kukësit përballë Vllaznisë në Loro Boriçi i shpalli kryeqytetasit kampionë dy javë përpara përfundimit të kampionatit. 

Tiranasit u shpallen kampionë për herë të 25 në Superligën Shqiptare. 

Në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër, 45 minuta e para u mbyllën në barazim 0-0, me shkodranët më këmbëngulës.

Një gol i shënuar në minutën e 87 nga Vllaznia vulosi këtë kampionat. 

Futbollistët e Tiranës festuan përpara televizorit ku edhe po ndiqnin ndeshjen për të mësuar nëse do të shpalleshin sot ose do të duhet të prisnin ende për të siguruar matematikisht.