Mesfushori francez, Paul Pogba, është transferuar te skuadra e Monacos. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën klubi francez në faqen zyrtare.
Pogba me Monacon ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Ndeshja e fundit e Pogbas ka qenë në shtator të vitit 2023 ndaj Empolit, si futbollist i Juventusit.
Francezi Pogba ishte suspenduar përkohësisht nga futbolli pasi pranoi rezultat pozitiv në testin për doping. Në fund të muajit mars të këtij viti, Pogbas i përfundoi dënimi. Ai tashmë është i gatshëm për ndeshje.
32-vjeçari Pogba ka karrierë të pasur si futbollist. Ai ka luajtur për skuadra si Juventus dhe Manchester United.
Me Përfaqësuesen e Francës ka zhvilluar 91 ndeshje dhe ka kontribuar me 11 gola.




























