Dy futbollistët portugezë të Al-Hilalit, Ruben Neves dhe Joao Cancelo, u emocionuan thellë dhe nuk i mbajtën dot lotët gjatë nderimit për bashkëkombësin e tyre, Diogo Jota, para fillimit të ndeshjes kundër Fluminense në Botërorin e klubeve të premten.

Para nisjes së takimit, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Jotas, i cili vdiq pas një aksidenti fatal të enjten në Spanjë.

Gjatë momentit të një minutë heshtjeje, kamerat kapën Nevesin dhe Cancelon të përlotur, teksa i jepnin nderimet e fundit shokut të tyre.

Jota 28-vjeçar vdiq në aksident bashkë me vëllain, Andre.

https://t.co/b64raCZnQG