Paris Saint-Germaini është skuadra e radhës që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po mbahet në SHBA.

Parisi të shtunën në çerekfinale e eliminoi Bayern Munchenin duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Desire Doue realizoi për 1:0 në minutën e 78-të. Ousmane Dembele e shënoi golin e fundit në minutën e 97-të.

Parisi luajti me dy futbollist më pak në fushë. Fillimisht Willian Pacho u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 83-të pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Leon Goretzkas. Ndërsa direkt me karton të kuq u ndëshkua edhe Lucas Hernandez në minutën e 92-të.

Bayernit për shkak të pozitës jashtë loje iu anuluan dy gola.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë iu anulua goli i Dayot Upamecanos dhe në minutën e 87-të iu anulua goli i Harry Kanet.

Krejt në fund të pjesës së parë, futbollisti i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi lëndim serioz. Në një duel, Musiala u lëndua nga portieri i Parisit, Gianuligi Donnarumma.

Të gjithë në fushë u shokuan nga lëndimi i rëndë i Musialas. Ai dyshohet se e ka thyer këmbën.