Skuadra angleze Leeds United, ka arritur që të rikthehet sërish në Premier League pas 16 vjetësh.
Ndonëse në kohë pandemie, tifozët dolën në Elland Road. E bashkë me ta edhe autobusi me futbollistët e Leeds United.
Ky veprim u kritikua nga mediat në Angli. Por klubi ka dhënë një sqarim se përse vendosën të dalin me autobus në rrugë aty ku ishin edhe tifozët.

“Ne vendosëm që të dalim me autobus, në mënyrë që tifozët të shpërndahen më shpejt dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar shëndetin. Besuam se paraqitje e shkurt e futbollistëve, do të bënte që tifozët të kuptonin që festa ka përfunduar”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Siguria e tifozëve, është gjithmonë parësore për ne”, thuhet në njoftim.





























