Manchester United ka shfaqur interes për të siguruar një zëvendësues për Marcus Rashfordin, vetëm pak orë pas lajmit se sulmuesi ka gjetur një skuadër tjetër. 

Rashford u huazua nga Manchester United te Aston Villa për pjesën e dytë të sezonit 2024/2025, pasi kishte prishur raportet me trajnerin Ruben Amorim. 

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse marrëdhënia mes tij dhe klubit do të rregullohej pas rikthimit në ‘Old Trafford’. 

Megjithatë, bazuar në atmosferën në klub dhe në faktin që ai nuk u përfshi në skuadrën prej 29 lojtarësh për miqësoren me Leeds United në Suedi, duket se marrëdhënia nuk do të rindërtohet. 

Së fundi të shtunën, David Ornstein i The Athletic raportoi se Barcelona po përparon në formulimin e një marrëveshjeje për Rashford, përfshirë një huazim dhe një opsion blerjeje. 

Vetëm disa orë më vonë, filluan të qarkullonin raportime për alternativën e mundshme të tij. 

Sipas Footmercato, Newcastle dhe Man United janë në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit te Juventus, duke shkëlqyer me 10 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje. 

26-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në qershor 2028, por mund të ketë vështirësi për një vend titullari me trajnerin Luis Enrique. 

Kolo-Muani u transferua te PSG në vitin 2023 për një marrëveshje me vlerë 76.4 milionë euro, por deri më tani nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në kryeqytetin francez.