Rifillimi i kampionateve në futboll ishte mjaft sfidues për të gjitha ligat. Të gjitha ligat rifilluan pa shikues dhe me masa të rrepta të sigurisë. Por, megjithatë, COVID-19 solli edhe disa risi qe për dikë mund te konsiderohen edhe pozitive.

Transmetimi pa pagesë

Për t’u siguruar që ndeshjet do të shiheshin, të gjitha 92 ndeshjet e pas pandemisë në Premiere League ishin trametuar pa pagesë ose nga Sky Sports.

Njëjtë kanë vepruar edhe disa liga në vende tjera.

Më shumë zëvendësime

Për shkak të orarit të ngarkuar brenda një kohe mjaft të kufizuar, ekipeve u është mundësuar që të bëjnë më shumë zëvendësime. Ekipet mund të paraqisnin nëntë zëvendësime (nga shtatë sa ka qenë zakonisht) dhe pesë prej tyre kanë mundur të aktivizohen (nga tre sa është zakonisht). Kjo masë mund të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi që FIFA u ka lënë në dorë vet ligave që te vendosin.

Pushimet për ujë

Një masë tjetër për t’u ardhur në ndihmë lojtarëve gjatë këtij orari të ngjeshur ka qenë edhe pushimi në mes te të dy pjesëve. Përveç për të mbushur ‘bateritë’ e lojtarëve, ky pushim është përdorur nga trajnerët edhe për këshilla taktike.