Njeriu që theu çdo rekord në Premier League sa ishte trajner i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka uruar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për çmimin e fituar “Trajneri i vitit”.
Këtë skocezi e ka bërë përmes një video-mesazhi.
Ky veprim i ka pëlqyer shumë gjermanit, derisa ka treguar respekt edhe më të madh për ish-bossin e rivalit më të madh të Liverpoolit.
“Më kujtohet që ai ishte menaxheri i parë britanik që unë e takova. Në hëngrëm mëngjes bashkë. Nuk jam shumë i sigurt nëse atij i takohet, por mua më kujtohet sepse për mua ai moment ishte sikur ta takoja Papën”, ka thënë trajneri gjerman.



























